Bardhi e përmendi dje në seancë, avokati i Pëllumb Gjokës: Kreu i grupit të PD të ndiqet penalisht!

Gurali Brahimllari, avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, në një deklaratë të dhënë sot për mediat para SPAK, kërkoi që kreu i Grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, të ndiqet penalisht.

Bëhet fjalë për deklaratën e djeshme të Bardhit në Kuvend, ku përmendet biznesmeni Gjoka dhe biseda në Sky ECC.

“Nuk përmenda raportin e EUROPOl. Nuk e di ca hyn këtu. Ju referova dokumenteve zyrtare që ndodhen në dosjet e SPAK. Dhe po ta përsëris siç ti e di shumë mirë, në policinë e Shkodrës dy individë të ngrenë dhe të ulin. Bajrat për të cilët do të flas një ditë tjetër, me dokumenta se unë nuk flas pa dokumenta dhe Pëllumb Gjoka. Të fola për emërimin e Pëllumb Gjokës. Si zëdhënës i tij në këtë seancë, ke ndonjë përgjigje?! Ke përgjigje se Pëllumb Gjoka emëronte dhe shkarkonte drejtuesit në polici. Ke përgjigje, se “vëllai” tij po i bëhej Ministër i Brendshëm. Ke përgjigje për këtë?! Mos më trego mua raportin e EUROPOL, se e di më mirë se ty”, tha Bardhi në seancën e djeshme.

Ndërkohë, pak më parë, avokati tjetër i biznesmenit Gjoka, Ylli Manjani, ka deklaruar se Pëllumb Gjoka nuk ka qenë përdorues i SKY, ndërsa në lidhje me publikimin e bisedave të SKYU ECC të përmendura dje në Kuvend nga Bardhi, Manjani tha se kreu i grupit të PD është jurist dhe nuk duhet ta bënte një gjë të tillë.
“Kjo është e paprecedentë”, tha ai.

Arena e Lajmit

Bardhi e përmendi dje në seancë, avokati i Pëllumb Gjokës: Kreu i grupit të PD të ndiqet penalisht!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook