“Mua, Zefit dhe Mondit, na duhet një dimër aty”, gazetari zbardh mesazhin në “Sky”/ Ja e vërteta mbi akuzat e Bardhit ndaj Kryepolicit të Shkodrës

Në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24 është diskutuar mbi deskriptimin e mesazheve të SKY EÇ, për të cilën një ditë më parë në sallën e Kuvendit pati debate të forta, pas akuzave të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, sipas të cilit drejtori i Policisë së Shkodrës është caktuar nga bandat e Shkodrës.

Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar bisedave në SKY, që janë pjesë e dosjes “Metamorfoza”, thuhet “mua, Zefit dhe Mondit, na duhet një dimër aty”. Çelmeta tha se ky është mesazhi që është dërguar nga ish-funksionari i policisë Ardit Hasanbegaj, pjesë e dosjes “Metamorfoza”.

Çelmeta tha se bisedat në SKY i përkasin vitit 2020, ndërsa Drejtori aktual i Policisë së Shkodrës, është vendosur në vitin 2023.

“Mesazhet që flitet në SKY nuk kanë lidhje me drejtorin aktual të Policisë së Shkodrës”, tha Çelmeta, duke shtuar se mesazhet në aplikacionin SKY EÇ zbardhin shumë lidhje apo biseda të bandave me politikën apo drejtues apo punonjës të Policisë së Shtetit.

“Problemi është që transkriptimi i SKY po ecën shumë ngadalë”, tha Çelmeta.

Në vijim ai sugjeroi se përpara se të zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, por edhe drejtuesit e Policisë në qarqe duhet të ketë një bashkëpunim shumë rigoroz me SPAK. “SPAK duhet të ketë një rol kyç në këtë proces në mënyrë që të shmangen emërimet e atyre individëve që nesër mund të dalin me probleme, përfshi këtu edhe përmes aplikacionit SKY”, tha Çelmeta.

Ai u shpreh se vërtet do të ketë një reformë të thellë në Policinë e Shtetit, vërtet do të kemi një gjeneratë të re, por a është kjo gjeneratë e re, e pastër, e paimplikuar dhe e palidhur me krimin?

Çelmeta tha se Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e zgjedh politika, ky është një proces që ka ndodhur vazhdimisht, ndërsa ky procesi më garë është më shumë për ti hedhur hi syve dhe për të thënë se është një proces transparent.

Arena e Lajmit

“Mua, Zefit dhe Mondit, na duhet një dimër aty”, gazetari zbardh mesazhin në “Sky”/ Ja e vërteta mbi akuzat e Bardhit ndaj Kryepolicit të Shkodrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook