Protesta para Bashkisë Tiranë/ Balliu: Qeveri e mbushur me hajdutë. Nuk shkohet në Europë me drogë e trafikantë

Shefi i Organizimit të PD-së në Tiranë Klevis Balliu, përmes një statusi në “Facebook” ka komentuar protestën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës.

Balliu theksoi se qeveria e Rilindjes është e mbushur me hajdutë. Ai shprehet se nuk shkohet në Europë me drogë e trafikantë.

“Në të gjithë diskutimet tona, çdo qytetar e di që Erion Valiaj është hajdut, çdo qytetar e di që Edi Rama është hajdut, çdo qytetar e di që Olta Xhaçka është hajdute, Belinda Balluku është hajdute. Të gjithë dinë që këta janë hajdutë.

Dhe pyetja ngrihet se çfarë i mban këta hajdutë në pushtet, kur nje popull i tërë e di që këtë janë hajdutë. I mban një drejtësi e korruptuar. Ky është sot këtu sepse këtu nuk ka drejtësi. Erion Veliaj vazhdon sot të jetë në krye të bashkisë së Tiranës sepse këtu nuk ka drëjtësi. Edi Rama vazhdon të jetë në pushtet sepse këtu nuk ka drejtësi dhe sot ka mbledhur qentë e tij në Elbasan në një resort trafikantësh për të na treguar se si do të hyjmë ne Evropë me drogë.

Si mund të shkosh në Evropë me drogë dhe me trafikante ne parlament . Si mund të shkosh ne Evropë me kriminelë që drejtojnë Policinë e Shtetit. Që urdhërojnë policinë e Shtetit”, shkruan Balliu.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Balliu: Qeveri e mbushur me hajdutë. Nuk shkohet në Europë me drogë e trafikantë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook