Bardhi takim me strukturat në Lushnjë: Qytetarët e ndershëm të Shqipërisë i kanë sytë nga Partia Demokratike

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka postuar pamje nga takimi me strukturat e Partisë Demokratike në Lushnjë.

Bardhi tha në këtë takim se qytetarët e ndershëm të Shqipërisë i kanë sytë nga Partia Demokratike.

Në Lushnje ku vijuam takimin prezantues me strukturat drejtuese të degës, ritheksova se qytetarët e ndershëm të Shqipërisë i kanë sytë nga Partia Demokratike dhe opozita. Është në dorën tonë të fitojmë besimin e tyre dhe të bëjmë realitet ndryshimin e shumëpritur. Gjeta si gjithmonë nga strukturat drejtuese të Degës gadishmërinë për të bërë më të mirën, të gjithë sëbashku, gjatë këtij rrugëtimi transformues për Lushnjen dhe Shqipërinë.

12 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten apo për qytetarët. Tashmë është e provuar se qeveria e Edi Ramës po pasuron veten dhe po varfëron shqiptarët! Mjafton të shohim vetëm sjelljen e Edi Ramës ndaj sektorit të bujqësisë, që është e vetmja mundësi jetese edhe për mijëra familje në Bashkinë Lushnje, për të vërtetuar nevojën ulëritëse për ndryshim. Një Qeveri që ka braktisur qytetarin e zakonshëm, duhet braktisur përgjithmonë!”, tha Bardhi.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Bardhi takim me strukturat në Lushnjë: Qytetarët e ndershëm të Shqipërisë i kanë sytë nga Partia Demokratike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook