Moti i keq/ Rënie gurësh në aksin nacional Burrel- Skuraj

Kjo e diel është shoqëruar me reshje shiu gjatë gjithë ditës duke krijuar probleme në rrugët nacionale.

Gazetari Enver Doçi raporton për Arena e Lajmit se për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut ka patur rënie gurësh në rrugën nacionale Burrel – Skuraj. Situata më problematike është paraqitur në segmentin e Shkopetit, ku ka patur rënie gurësh në disa pika.

Për pasojë drejtuesit e mjeteve janë përballur me befasi dhe rrezik.

Ky aks rrugor është vazhdimisht problematik, sidomos gjatë stinëve të vjeshtës dhe të dimrit, kur ka reshje shirash e bore.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Moti i keq/ Rënie gurësh në aksin nacional Burrel- Skuraj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook