Mandati i Olta Xhaçkës, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Keni zhbërë Gjykatën Kushtetuese! S’mund të ketë opinion pasi është marrë vendimi

Vijon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku po flitet mes të tjerash edhe në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës dhe vendimin e marrë në Kuvend në seancën e të enjtes, për mos dërgimin e sja në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetja Ina Zhupa, referuar kërkesës së kryetares së KUVENDIT Elisa Spiropali për opinion Komisionit të Venecias për këtë çështje, u shpreh se një gjë e tillë mund të ndodhte ndërsa është në proces gjykimi, jo kur gjykata është shprehur tashmë.

“Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, në një rrugë zvarritje. Nuk mund të ketë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju keni zhbërë Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ajo.

Arena e Lajmit

Mandati i Olta Xhaçkës, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Keni zhbërë Gjykatën Kushtetuese! S’mund të ketë opinion pasi është marrë vendimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook