Replika në Komisionin e Mediave/ Gonxhe i përgjigjet Gjekmarkajt për Kadarenë: Jemi koordinuar me familjen e shkrimtarit, të mos bëjmë politike me At Zef Pllumin!

Në mbledhjen e fundit të Komisionit parlamentar të Mediave, deputeti Agron Gjekmarkaj dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe kanë shkëmbyer replika në lidhje me përkujtimet e dy figurave të shquara , Ismail Kadare dhe At Zef Pëllumbi.

Gjekmarkaj kërkoi sqarime dhe angazhim të mëtejshëm për nderimin e këtyre dy personaliteteve. Ai e akuzoi ministrin për mungesë të angazhimit të duhur ndaj trashëgimisë kulturore të Shqipërisë dhe për menaxhim të dobët të ceremonisë për ndarjen nga jeta të Kadare.

Në përgjigjen e tij, ministri Gonxhe mbrojti angazhimin e ministrisë dhe theksoi se çdo hap ka qenë i koordinuar me familjet e dy figurave. Ai shtoi se përkujdesi ndaj ceremonive ka qenë në përputhje me kërkesat dhe dëshirat e familjeve të Kadaresë dhe Pëllumbit, dhe se çdo akuzë për mangësi në këtë drejtim është e pabazuar.

“Në lidhje me ceremoninë e të madhit Ismail Kadarsë, çdo gjë është koordinuar me familjen e tij. Është bërë në masë dhe diskrecionin e detajuar përcaktuar nga vetë familja e tij. Miratuar në çdo hap, nga skenografia deri në detajet më intime të ceremonisë. Nuk ka asnjë lloj skenari apo regjie nga ana jonë apo lloj mangësie. Jemi krejtësisht kryelartë për shkrimtarin e madh, por edhe serioz në punën tonë. Protokolli i shtetit ka marrë përsipër dhe ka zhvilluar të gjithë praktikën, në bashkëpunim me familjen. Të vetmit që kishin diçka për të kritikuar në emër të tij do të ishte familja”, u shpreh Gonxhe.

“Për sa i përket At Zef Pëllumbit, ne kemi pasur një publikim të rëndësishëm të ndarë me shumë ndjekës dhe kemi pasur një event për Bibliotekën Kombëtare për atë që ne mendojmë. Besoj se kemi qenë korrekt. Nuk dua të bëj shumë politikë, por në radhë të parë këto figura të mëdha dhe kjo trashëgimi e madhe e fjalës dhe mendimit të tyre duhet të shprehet në vepra dhe jetën tonë sot se sa në dukje dhe dekor. Besoj sa i takon çfarë përfaqëson një pjesë e mirë e asaj që ne bëjmë, themi, veprojmë. Pra aksioni jonë është demokratik dhe në lartësinë e ëndrrave dhe mendimit të At Zef Pëllumbit. Duhet të jemi demokrat në aktivitetin tonë dhe të jemi sa më pranë këtyre idealeve dhe sa më mëshirues të këtyre idealeve në jetën tonë. Besoj që ne jemi dhe besoj që justifikojmë atë që për At Zef Pllumbin dhe shumë të tjerë ka qenë e shenjtë që është liria, demokracia, lira e mendimit dhe një shoqëri sa më e drejtë dhe demokratike”, tha ai.

Ministri gjithashtu theksoi se angazhimi i ministrisë është i përqendruar në ndihmën dhe mbështetje të përhershme për trashëgiminë kulturore shqiptare dhe në promovimin e vlerave demokratike dhe të lirisë së mendimit, siç janë promovuar nga këto figura të shquara.

Arena e Lajmit

Replika në Komisionin e Mediave/ Gonxhe i përgjigjet Gjekmarkajt për Kadarenë: Jemi koordinuar me familjen e shkrimtarit, të mos bëjmë politike me At Zef Pllumin!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook