“Tërbohet” Jasir Asani, “sallaksi” kuqezi realizon “dopietë” në Champions League e Azisë

Jasir Asanit, yllit kuqezi, shkëlqen në Champions League e Azisë me një “dopietë” golash brenda 55 minutash. “Sallaksit” shqiptar i mjaftuan vetëm dy minuta lojë për të bërë atë që di më mirë, të shënojë një gol “alla-Asani”. Në Champions League e Azisë, në takimin kundër Yokohama Marinos, skuadër japoneze, Asani realizoi golin e parë të ndeshjes.

Me një veprim tipik të tij, pasi mori topin në të djathtë, Aasani depërtoi drejt qendrës dhe me të majtën mposhti portierin duke dërguar topin në rrjetë. Goli i Asanit la pa fjalë edhe ekipin e tij Gwangju që reagoi menjëherë me anë të një statusi në rrjetet sociale: “Pa fjalë”, shkruan klubi korean.

Asani nuk i mjaftua me kaq pasi në pjesën e dytë, në minutën e 55-të realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij. Kujtojmë që me këtë dygolësh, Asani shkon në kuotën e katër finalizimeve këtë sezon duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon.

()

Arena e Lajmit

“Tërbohet” Jasir Asani, “sallaksi” kuqezi realizon “dopietë” në Champions League e Azisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook