Jahte dhe kroçere/ Zgjerohet harta e shteteve që zgjedhin Durrësin si stacionin e tyre kryesor, ja sa ishte shuma që iu shtua buxhetit të shtetit që nga fillimi i vitit

Porti i Durrësit është kthyer në një destinacion turistik te turizmit me jahte.  450 jahte dhe megajahte janë ankoruar në portin e Durrësit vetëm për 8 muajt e parë të këtij viti.

Kapiteni i portit të Durrësit, Tauland Allka deklaron se me këtë ritëm pritet të tejkalohet edhe 2023, duke rritur ndjeshëm edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit, ku janë përfituar deri më tani 1 miliardë e 65 milionë lekë.

Rritje ka shënuar edhe transporti i udhëtarëve gjatë këtij sezoni veror. Janë 20 përqind më shumë se një vit më parë. Ndërkohë  që pavarësisht se numri i kroçerave ka qenë më i ulët, ato kanë sjellë më shumë udhëtarë.

Kapiteni i portit bën me dije se puna në portin më të madh në vend vijon në çdo sektor, ndërsa kanë nisur edhe prenotimet për vitin 2025, ku është zgjeruar edhe harta e shteteve që zgjedhin Durrësin si stacionin e tyre kryesor.

Arena e Lajmit

Jahte dhe kroçere/ Zgjerohet harta e shteteve që zgjedhin Durrësin si stacionin e tyre kryesor, ja sa ishte shuma që iu shtua buxhetit të shtetit që nga fillimi i vitit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook