“Më falsifikuan firmën”, ish-rektori Lush Përpali: Denoncuam skandalin e “Wisdom”, MAS dërgoi grup pune

Ish-rektori i Wisdom, Lush Përpali, në rubrikën Opinion në News24, ka sqaruar atë se çfarë ka ndodhur në këtë institucion, i cili është në qendër të një skandali lidhur me dhënien e çertifikatave false, kundrejt pagesave deri në 10 mijë euro.

Përpali dha dorëheqjen si rektor në 23 dhjetor 2023, ndërsa sqaroi të gjithë procedurën, deri te depozitimi i një padie.

“Ka një histori të shkurtër derisa kemi ardhur te padia. Kam qenë rektor deri në 23 dhjetor 2023. Kam paralajmëruar pronarët se do të jap dorëheqjen që në 5 tetor.

Shkaku i paraqitjes së dorëheqjes ishin sjelljet arrogante të pronarëve ndaj stafit, pushime nga puna pa asnjë lloj arsye dhe nuk paguheshin pagat.

Ua kam thënë që ju ndërhyni në mënyrë brutale në institucion. Hiqnin stafin pa asnjë arsye, pa pyetur fare Rektorin dhe po kështu rekrutimet bëheshin pa respektuar asnjë kriter.

Në atë kohë nuk ishin çertifikatat, pasi nuk diheshin. Kur kam dhënë dorëheqjen doli edhe ky problemi i madh i çertifikatave false.

Nga muaji dhjetor, Ministria e Arsimit, kërkoi informacione nëse një çertifikatë ishte i saktë apo jo”, tha Përpali.

Në vijim, ai u shpreh se pas verifikimeve ka rezultuar se certifikata ishte false.

“Pasi jam larguar si Rektor, kam marrë informacione edhe për 3-4 raste të tjera, që kishin të bënin me çertifikatat.

Në janar 2024 i jam drejtuar Ministrisë së Arsimit, ku kam ngritur shqetësimin lidhur me këto çertifikata.

Kam komunikuar edhe me Bajram Hysajn, rektorin e Universitetit, që më zëvendësoi mua. Edhe z. Hysaj i ka ndodhur e njëjta situatë, i është kërkuar të firmosë mbi certifikata. Në dijeninë time, Hysaj nuk ka pranuar të firmosë, dhe ndaj e kanë shkarkuar.

Tre-katër certifikata që kemi ne janë falsifikuar. Mua më është falsifikuar firma, as më kanë kërkuar t’i firmos, po të shikoni dokumentet janë e njëjta dorë që ka firmosur, por unë nuk e bëj dy herë firmën njësoj”, tha Përpali.

Ai tha se Ministria e Arsimit ka bërë verifikimit, por s’jam në dijeni se çfarë kanë konkluduar.

Por duket se falsifikimi ka vijuar edhe më tej, pasi Përpali shprehet se në një zyrë noteriale, të noteres Mimoza Sadushaj, është përpiluar një dokument ku thuhet se “unë isha dakort me dokumentin”.

“Ç’punë kisha unë të shkoja në zyrën e noteres? Unë s’kam qenë asnjëherë në zyrën e kësaj notereje, por as e kisha të nevojshme të shkoja, pasi Rektori ka vulën tij, pse duhet të shkojë të konfirmojë një dokument në një zyrë noteriale”, tha Përpali.

Në vijim, ai tha se dokumentet e marra nga kjo notere janë dërguar në Ministrinë e Jashtme, për të marrë vulën apostile, çka e bën çështjen edhe më të madhe.

“Dyshimet tona për certifikatat false i kemi pasur. Këto tonat janë zbuluar që nga muaji janar. Ambasada italiane pati një rol domethënës në të gjithë procesin pasi kërkonte përmes Ministrisë së Arsimit, të verifikoheshin certifikatatat që kishin vlerën e diplomës”, tha Përpali.

Ai tha se Ambasada italiane ishte shumë e qartë në kërkesat e saj. “Kërkonin të dinin a ishin të sakta certifikatat në degët përkatëse? U kam kthyer përgjigje që diploma ishin false, firma ime ishte falsifikuar”, tha Përpali.

Arena e Lajmit

“Më falsifikuan firmën”, ish-rektori Lush Përpali: Denoncuam skandalin e “Wisdom”, MAS dërgoi grup pune

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook