Mori për dore vajzën e vogël dhe doli jashtë marketit/ Policia identifikon gruan: Vuan nga probleme të shëndetit mendor, nisëm procedimin penal për…

Policia e Tiranës ka reaguar, në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet. Efektivët e Tiranës kanë identifikuan gruan, që ka marrë për dore një vajzë të vogël nga një market, ka dalë jashtë dhe është kthyer sërish.

Në njoftim, thuhet se 57-vjeçarja R.B dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndaj saj ka nisur hetimi për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë.

“Tiranë

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 15.09.2024, i cili bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda një marketi një shtetase ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish, ju njoftojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasen R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 110/22 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Mori për dore vajzën e vogël dhe doli jashtë marketit/ Policia identifikon gruan: Vuan nga probleme të shëndetit mendor, nisëm procedimin penal për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook