“Po luaja”/ Çfarë deklaroi në polici gruaja, që dyshohet se tentoi të rrëmbejë një vajzë 2-vjeçare

Të tjera detaje mësohen në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë dhe që dyshohej se kishim të bënim me një rrëmbim të një vajze 2-vjeçare në një market në Tiranë.

Policia ka identifikuar dhe ka marrë në pyetje gruan, e cila mori për dore të miturën dhe doli bashkë me të jashtë marketit. Ajo është një 57-vjeçare dhe dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se gruaja ka thënë përpara oficerëve të policisë se thjesht po luante me vajzën. “Po luaja me vajzën. I dhashë një çokollatë dhe dola jashtë. Nuk kisha synim ta rrëmbeja, por thjesht po luaja”, ka thënë gruaja.

(balkanweb)

Arena e Lajmit

“Po luaja”/ Çfarë deklaroi në polici gruaja, që dyshohet se tentoi të rrëmbejë një vajzë 2-vjeçare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook