VIDEO/ 200 biznese promovojnë prodhimet e tyre në Festën e Mjaltit në Librazhd

Për të 7 vit me radhë bashkia e Librazhdit ka organizuar gjatë kësaj fundjave Panairin e Mjaltit ku morën pjesë të paktën 200 bletë rritës nga të gjitha fshatrat e kësaj zone.Në të territorin  e bashkisë së Librazhdit aktualisht ka mbi 6 mijë koshere me bletë duke e kthyer këtë zonë vitet e fundit në  një nga prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit në vend. Bletaria në këtë zonë   është   një traditë e hershme dhe  mjalti i Librazhdit është nga më të preferuarit  jo vetëm në tregun vendas por edhe ne tregun  i huaj .Mjalti i geshtenjes,i luleve , i pishes,i listres etj,janë  disa variete mjalti që prodhohen  vetëm në fshatrat  e  Librazhdit Bazuar edhe ne programet kombetare, Bashkia e Librazhdit po përkushtohet tju japi vëmendjen e duhur bletërritësve  dhe  nëpërmjet programeve të ndryshme po i mbështet këto biznese të vogla me anë të  politikave lokale  në mënyrë që  numri i tyre të vijë gjithmonë  duke u shtuar, gjë  që do ndikojë në rritjen e mirëqenies të familjeve librazhdase.Bletaria tashmë është përhapur edhe në zonën e Parkut Kombëtar të Shebenikut dhe në çdo fshat të Librazhdit të cilat janë të pasura me bimësi të shumëllojshme që mundësin ushqim të pastër për bletët nga i cili mundësohet një mjaltë sa më cilësor dhe me vlera té rralla ushquese e kurative .

Tradita e këtij panairi ka ndihmuar bletërritësit librazhdas të krijojnë klientelë  të qëndrueshme nga të gjitha qytetet e  Shqipërisë.Nëpërmjet Panairit të Mjaltit synohet të promovohet jo vetëm mjalti, por të gjitha  prodhimet e tyre bujqësore , blektorale si edhe prodhimet artizanale të mjeshtrave librazhdas.Kryebashkiaku Mariglen Disha nga ana e tij u shpreh se Bashkia e Librazhdit në të ardhmen do të organizojë sa më shumë panaire promovuese të prodhimeve të kësaj zone e cila shquhet jo vetëm për prodhimin e mjaltit, por edhe të produkteve blegtorale, të frutave e perimeve , të patateve , arrave të vreshtarisë etj. Ky panair u vizitua edhe nga qindra qytetarë si edhe Ministrat Arbjan Mazniku,Bora Muzhaqi,Taulant Balla si edhe turistë të huaj .

Arena e Lajmit

VIDEO/ 200 biznese promovojnë prodhimet e tyre në Festën e Mjaltit në Librazhd

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook