Bardhi me strukturat e PD në Divjakë: Të ndërtojmë projektin fitues, kemi përpara vitin e sakrificës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është edhe drejtues politik i kësaj partie në Qarkun e Fierit, ka zhvilluar një takim me strukturat e demokratëve në Divjakë.

Bardhi u shpreh se viti që kemi përpara është vit sakrifice, por është edhe viti që të gjithë bashkë të ndërtojmë projektin fitues.

“Në Divjakë, së bashku me strukturat drejtuese të Degës, nisëm zbatimin e projektit tonë transformues për Divjakën dhe Shqipërinë. Viti që kemi përpara është vit sakrifice, por është edhe viti që të gjithë bashkë të ndërtojmë projektin fitues, projektin që i jep ndryshimin e shumëpritur shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë”, theksoi Bardhi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në vijim, drejtuesi politik i PD në Qarkun Fier tha se “12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës janë shumë kohe e cuar dëm për banorët e Bashkisë Divjakë”.

“Braktisja e fermerëve të kësaj zone, mungesa e mbështetjes për bujqësinë dhe abuzimi me fondet e AZHBR dhe fondet e ndihmës nga Bashkimi Europian, kanë një përgjegjës që është korrupsioni i Qeverisë Rama. Ndyshimi i këtij realiteti të trishtë është vetëm në dorën tonë”, tha ai.

Arena e Lajmit

Bardhi me strukturat e PD në Divjakë: Të ndërtojmë projektin fitues, kemi përpara vitin e sakrificës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook