Debati për titujt në mediat online, çfarë thoshte Blendi Salaj disa muaj më parë

Një debat i nisur ditëve të fundit ka për protagoniste një emër që rikthehet pas disa kohësh mungesë në media, Kostana Moravën.

Në një intervistë në emisionin “Se luan Topi” me Eriona Rusin, Morava u nda e pakënaqur nga titujt që ishin publikuar në mediat online të Top Channel që lidheshin kryesisht me rrëfimin e saj lidhur me ngacmimet seksuale në punë.

Debati mes Moravës dhe Rusit vijoi edhe virtualisht ku secila mbronte tezën e saj. Dy ditë më parë Kostana Morava ishte e ftuar në një tjetër program të Top Channel për të sqaruar pakënaqësitë e saj.

Ajo u përfshi në një debat me moderatoret e programit “Ëake Up”, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj lidhur me pyetjet që duhet t’i drejtoheshin ose jo asaj.

Në diskutim u përfshi edhe Blendi i cili zgjodhi ta përmbyllte intervistën me një fjalë drejtuar Kostana Moravës.

Salaj: Koha ka mbaruar, unë këtë e kam shtruar jo kur më vjen tek prapanica ime, ti e bërë tani. Mënyra sesi ti reagove ishte po ashtu e turpshme. Mënyra sesi ti fole për një grua tjetër tregon sumë për ty. Ti dështove në kritikën tënde. Ka mbaruar intervista!

Vip Magazine kërkoi në arkiva, shumë pak muaj më parë, kur Blendi tregoi kritik me një titull në median online në Top Channel, lidhur me përmbajtjen që ishte evidentuar në lajmin kryesor.

Shpesh biem në grackën e titujve që na tërheqin për klikime. Por a ishte ky rasti kur një titull nuk duhet të ishte evidentuar?! Një ngacmim seksual në vendin e punës në media, i rrëfyer në vetë të parë, nuk duhet të na bëjë përshtypje para rrëfimit për fëmijërinë e personazhit?!

Debati për titujt në mediat online, çfarë thoshte Blendi Salaj disa muaj më parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook