Dhunohej nga njerka, trondit 14-vjeçarja: Babai nuk na mbronte! Na lini të jetojmë me gjyshin

14-vjeçarja e cila denoncoi për dhunë të atin dhe njerkën, përmes një lidhje telefonike rrëfeu në emision ‘Me Zemër të Hapur’ të autores dhe moderatores, Evis Ahmeti detaje nga bashkëjetesa me njerkën.

E mitura u shpreh se shpesh herë ajo së bashku me dy fëmijët e tjerë të familjes kishin rënë pre e dhunës nga njerka, por babai nuk i besonte kur këta të fundit i rrëfenin se ajo ushtronte dhunë fizike ndaj tyre.

Megjithatë 14-vjeçarja thotë se ka pasur raste që në momentet kur njerka ushtronte dhunë fizike, i pranishëm ka qenë edhe babai i tyre por ai nuk ka reaguar.

Teksa në mbyllje të telefonatës, e mitura trondit kur shprehet se nuk e do rikthimin e të atit as të njerkës pasi ndjehen shumë mirë tek gjyshi.

 

E mitura:

Na pyetën psikologët e Gjykatës dhe ne treguam se na rrihte njerka, babin e futën në burg.

Ne treguam se na rrihnin, na merrnin lekët, dhe njerka iku te babai i saj.

Kur njerka na rrihte babai ndonjëherë ishte aty ndonjëherë jo, ne i tregonim ai nuk na besonte.

Mami nuk na takon, ajo duhet të paguajë për ne, që kur ka ikur mami vetëm muajin e parë e takuam pastaj ajo nuk erdhi më.

Njerka ka thënë që unë pi duhan, unë spo gjej bukë për të ngrënë jo më të gjej duhan.

Unë rri me gjyshin, jemi rehat të paktën hamë bukë, na ra çatia para ca javësh po na i rregulloi Bashkia tani jemi mirë.

Nuk e duam në shtëpi as babain as njerkën, jemi shumë mirë këtu me gjyshin.

()

Arena e Lajmit

Dhunohej nga njerka, trondit 14-vjeçarja: Babai nuk na mbronte! Na lini të jetojmë me gjyshin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook