Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin H. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– A. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
– M. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë.