Ka nisur mbledhja e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare.
Komisioni mban seancë dëgjimore e kërkuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha për të dhënë informacione dhe shpjegime lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.
Pjesë nga diskutimi:
Ferdinand Xhaferri: Në një seancë maratonë kaluam ligjin për Policinë e Shtetit. Në këtë seancë i kërkua ministrit të atëhershëm, zotit Balla dhe problemet e vitit të kaluar gjatë sezonit veror, të merreshin masa e të mos përsëriteshin më.
Krimi nuk ka frikë policinë, ekzekuton në Tiranë e Shkodër, sepse nuk e ka frikë ligjin.
Vetëm në gusht kemi 12 viktima.
Ervin Hoxha: Nuk jam i kënaqur me rezultatet e deritanishme të policisë, por policia është na lartësinë e detyrës dhe do të përmirësohet në ditët në vijim. Kam gjetur një polici të konsoliduar e profesionale.
Kam 50 ditë në detyrë.
Rendi e siguria në vend në parametra shumë të mirë dhe krahasimin e bëjmë me vende e BE. Shqipëria edhe këtë vit ka pasur rritje të numrit të turistëve.
E vërtetë që në gusht kishim një rritje të vrasjeve në krahasim me muajt e tjetër, por në statistikat e 8 mujorit, jemi pothuajse në të njëjta parametra sigurie me vitin e kaluar.