Dy burra të moshës 57 dhe 40 vjeç janë arrestuar në Kavajë, me akuzën e ngacmimit seksual.
Dyshohet se ata kanë ngacmuar seksualisht një shtetase 18 vjeçe në një lokal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryevidh.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasit S. K., 40 vjeç dhe D. P., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Kryevidh, pasi mbrëmjen e djeshme, ka kallëzuar një shtetase 18 vjeçe, se këta 2 shtetas e kanë ngacmuar seksualisht, në një lokal”, tha policia.
(Arena e Lajmit)