FOTO/ Në Spanjë “djegin” France Football, zbulojnë fituesin e “Topit të Artë”

Pas 17 vitesh një brazilian rikthehet të mbajë në duar “Topin e Artë”, për këtë është e bindur Marca, me të përditshmen spanjolle që e bën fakt të kryer suksesin e Vinicius jr.

Si rrallë herë në vitet e fundit, këtë edicion gara për trofeun më të rëndësishëm individual dukej e fortë pasi mes favoritëve ishin emra si Rodri, fitues i Premier League dhe “Euro2024”, Bellingham fitues i Champions League, La Liga dhe finalist i “Euro2024”, por për Marca fitues do të jetë Vinicius jr.

Vinicius
Vinicius

Braziliani i fundit që kishte fituar “Topin e Artë” ka qenë Kaka, në 2007, nga ajo kohë stafetën e morën dy yjet e futbollit botëror Messi-Ronaldo, ndërsa mes tyre u futën edhe Modric e Benzema.

Gjithnjë sipas Marca, Vinicius jr është njoftuar nga “France Football” se do të jetë ai protagonisti kryesor i mbrëmjen gala që do të zhvillohet më 28 tetor. Vinicius jr fitoi La Liga dhe Champions, madje në turneun më të rëndësishëm ishte protagonist kryesor me 6 gola dhe 5 assiste.

Arena e Lajmit

FOTO/ Në Spanjë “djegin” France Football, zbulojnë fituesin e “Topit të Artë”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook