Friedkin bleu klubin e Brojës, Corriere zbardh detajet, 600 mln euro për 94,1% të aksioneve

Në Itali, por dhe Angli, bëri shumë bujë blerja e klubit të Everton nga familja Friedkin, një vendim i papritur, në një kohë kur bosi amerikan ka në pronësi edhe klubin e Romës. Corriere dello Sport, analizon në detaje këtë blerje duke shpjeguar pikësëpari se familja Friedkin ka blerë 94,1% të aksioneve. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, bëhet fjalë për një shifër rreth 600 milionë euro, kaq i ka kushtuar blerja e klubit legjendar.

Lëvizja e parë e pronarëve të rinj, pasi të kenë formalizuar blerjen, do të jetë ndërtimi i stadiumit të ri, më saktë do të dërgojnë deri në fund këtë projekt i cili parashikohet të jetë operativ në 2025.

Pasi të kenë përfunduar detajet administrative, stafi drejtues do të merret me ekipin, ku parashikohet të jenë aktiv edhe në merkaton e dimrit pasi Everton po kalon një moment shumë të vështirë, vetëm 1 pikë në 5 javë, vendi i parafundit në Premier League.

Gjatë merkatos së verës, në orët e fundit, tek Everton u transferua Armando Broja në formë huazimi, por sulmuesi kuqezi pritet të zbres në fushë gjatë muajit tetor. Kujtojmë që Everton ka të drejtën për të blerë Brojën për 30 milionë euro në fund të sezonit.

()

Arena e Lajmit

Friedkin bleu klubin e Brojës, Corriere zbardh detajet, 600 mln euro për 94,1% të aksioneve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook