Dënimi i Salianjit nga Gjykata e Apelit, Nesho: Drejtësia palë me regjimin mafioz. Solidarizohem me deputetin demokrat deri në fund

Diplomati i karrierës Agim Nesho, në një intervistë për News 24 ka komentuar dënimin me një vit burg të Ervin Salianjit nga Gjykata e Apelit.

Nesho tha se drejtësia është bërë palë me regjimin mafioz. Ai tha se solidarizohet me Salianjin deri në fund, pasi ai ka bërë betejë për demokracinë.

Agim Nesho: Drejtësia është bërë palë me regjimin mafioz. Ka kohë që ndihet “era e diktaturës”. Kjo është parë që kur u dënua lideri i opozitës. Solidarizohem dhe e përkrah Salianjin deri në fund. Intervista pas gjyqit e lartëson Salianjin.

Ervin Salianji është një njeri i përgjegjshëm për detyrën që ka. Prekin deputetët, në akuzat e tyre duke mbrojtur rendin kushtetues. Kjo është e papranueshme, është skandaloze. Është një skandal që dhe maxhoranca do ketë pasoja. Është një regjim kriminal që ka kapur shtetin dhe bandat.

(balkanweb)

Arena e Lajmit

Dënimi i Salianjit nga Gjykata e Apelit, Nesho: Drejtësia palë me regjimin mafioz. Solidarizohem me deputetin demokrat deri në fund

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook