Leverkusen do të përballet me Bayern në fundjavë, në një ndeshje që mund të thotë shumë për titullin kampion. Në prag të këtij takimi, mesfushori shqiptar i “aspirinave”, Granit Xhaka ka thënë se skuadra është gati për maksimumin.
“Një lojë në Munih kundër Bayernit është gjithmonë diçka e veçantë dhe ne po e presim me padurim.
Sigurisht që ne e dimë se sa potencial ka Bayerni dhe çfarë idesh të reja do të sjellë trajneri i ri Vincent Kompany në lojën e skuadrës. Ne sigurisht kemi analizuar ndeshjet e Bayernit dhe kemi parë se shumë gjëra funksionojnë shumë mirë për të.
Duam të jemi sa më gjatë në krye. Sigurisht që kemi synimet tona. Kemi bërë progres shumë të mirë vitin e kaluar dhe do të vazhdojmë tutje. Ne do të fokusohemi ndeshje pas ndeshjeje. Kemi një bllok prej tri deri në katër ndeshje, për të cilat trajneri flet gjithmonë. Tani ndeshja e radhës është kundër Bayern Muenchenit dhe ne duam t’i ngacmojmë pak bavarezët – njësoj si sezonin e kaluar” – tha ai.
(J.S/)