Ekskluzive/ Rudina Dembacaj rikthehet në ekran si moderatore, zbulohet programi ku do ta shohim

Rudina Dembacaj do të rikthehet si moderatore në ekranin e Top Channel, në sezonin e ri televiziv. Burime i thanë Vip Magazine se ajo do të jetë pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” këtë sezon të ri televiziv.

Bashkë me Rudinën, Vip Magazine ka raportuar më herët se pjesë e këtij paneli do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother Vip 3, Heidi Baci.

Ky është edicioni i tretë që programi “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e Top Channel, pas dy sezoneve të suksesshme.

Ky është një format tërësisht ndryshe në Shqipëri, ku i gjithë programi drejtohet nga vajzat dhe gratë moderatore, të cilat herë pas here kanë edhe të ftuar personazhe të njohur të spektaklit apo edhe politikës.

Mësohet se i gjithë paneli do të jetë i ri, me emra që nuk kanë qenë pjesë e këtij programi në sezonet e shkuara. /Vip Magazine/

Ekskluzive/ Rudina Dembacaj rikthehet në ekran si moderatore, zbulohet programi ku do ta shohim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook