Agron Gjekmarkaj: Jam tronditur nga vendimi, kalonte çdo imagjinatë të hakmarrjes dhe poshtërsisë. Mendoj se Ervin Salianji duhet të falënderohet për shërbimin publik të qytetarëve. Kjo është një kambanë alarmi. Nuk ka përgjigje racionale se pse është dënuar Salianji. Të dënosh tjetrin për një denoncim të servirur nga gazetarët, duke e quajtur “kallëzim të rremë”, është që ta kërcënosh tjetrin, çdo njeri që nuk është dakord me qeverinë. Kjo çështje duhet të trondisë shoqërinë, ajo që po çon në zhbërjen e opozitës.