Nis rrugëtimi i Miss Globe/ 50 bukuroshet e botës do udhëtojnë në gjithë Shqipërinë

Nis rrugëtimi i Miss Globe, eventi i njohur për Botën si një nga Top eventet e bukurisë dhe i renditur në Europë në treshen e Platformave më të mira të Beauty Pageant.

Vajzat pjesëmarrëse pasi u mirëpritën në Rinas, u akomoduan në Durrës. Nën sloganin “Turizëm në çdo stinë” ky është viti i 21-të i organizimit të The Miss Globe dhe ku ndër këto vite në Shqipëri kanë qenë pjesëmarrëse mbi 900 vajza.

Turi i The Mis Globe nis me Lezhën, Malësinë e Madhe, Gucinë, Vlorën, Dhërmiun, Himarën e Beratin. Një tur shumë interesant e i ngjeshur me aktivitet i pret të bukurat e Globit pas fotografive për revistën zyrtare dhe finalja e madhe do të jetë në Tiranë, në 15 Tetor në Parkun Olimpik Feti Borova.

The Miss Globe është eventi më i rëndësishëm në këtë mes-vjeshtë shqiptare, për të na sjellë emocione të bukura dhe energji pozitive.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Nis rrugëtimi i Miss Globe/ 50 bukuroshet e botës do udhëtojnë në gjithë Shqipërinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook