FOTO/ Paqe mes tensionit, Atletico ndal Realin, por mediat nuk festojnë: Spektakël i turpshëm (VIDEO)

Një derbi pa shumë shkëlqim, me pak raste për shënim, por një derbi i luftuar për çdo top. Atletico-Real ndezën kryeqytetin spanjoll me tifozërinë e dy ekipeve që krijuan një atmosferë fantastike, por në fushë ekipet nuk iu përligjën me një lojë po aq të bukur, më shumë u kujdesën të shkatërronin se sa të ndërtonin aksione, por këto janë gjëra normale për një derbi kaq të fortë.

Atletico krijoi rastin e parë me Alvarez që flirtoi me golin, por Courtois me këmbë mbajti portën të paprekur. Reali iu përgjigj me Valverde dhe Bellingham, por në të dy rastet Oblak u tregua i vëmendshëm. Në pjesën e dytë, goli erdhi nga ai që më pak pritej, Militao. Gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi, Vinicius jr gjeti në zonë brazilianin, me Militao që me një goditje të fortë dërgoi topin në rrjetë.

Festa e lojtarëve të Realit, mbi të gjitha ajo e portierit Courtois solli provokimin e tifozëve të Atletico-s të cilën nuk kursyen ish portierin e tyre duke hedhur sende në fushë, moment ky që detyroi arbitrin të dërgonte dy ekipet në dhomat e zhveshjes. Pas afro 10 minutash, derbi rifilloi me të njëjtin ritëm, ku Atletico ushtroi presion në kërkim të golit të barazimit.

Në shtesë, në minutën e 95-të, Correa me shumë fat arriti të dërgonte topin në rrjetë, por festa u shty për pak minuta pasi fillimisht gjyqtari i takimit anuloi golin për pozicion jashtë lojë, por me ndihmën e sistemit VAR e konsideroi të rregullt duke sjellë festë te tifozët e Atletico-s. Ashtu siç nisi, ndeshja u mbyll sërish me tension dhe karton pasi Llorente u ndëshkua me të kuq. Në fund, dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1 duke mos përfituat nga blofi i Barcelonës. Pas javës së tetë, Barça qëndron në krye të La Liga me 21 pikë, 3 më shumë se Reali dhe plus 5 nga Atletico.

Kryefjala e post derbit në mediat spanjolle ishte pikërisht ndërprerja e ndeshje për disa minuta. “Barazim i sikletshëm, apo spektakël i turpshëm”, ishin disa nga tituj kryesorë.

()

Arena e Lajmit

FOTO/ Paqe mes tensionit, Atletico ndal Realin, por mediat nuk festojnë: Spektakël i turpshëm (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook