Hasani: Shqipëria, e përkushtuar për të vijuar kontributin e saj në luftën kundër ISIS-it

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani konfirmoi se Shqipëria do të vijojë të jetë partnere e përkushtuar në mbështetjen e misionit të tij të luftës kundër ISIS në takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, në Washington D.C. Hasani vuri në pah rolin e vendit tonë dhe kontributin ndaj Koalicionit.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të kontribuar aktivisht në luftën kundër ISIS-it dhe promovimin e shoqërive të hapura dhe harmonike ndërfetare”, nënvizoi ai.

Në deklaratën e përbashkët të miratuar në takim, i cili shënoi 10-vjetorin e Koalicionit, u bëhet thirrje partnerëve që të tërheqin shtetasit e tyre që aktualisht gjenden në kampet e Al-Hojit dhe Rojit, si edhe vijimin e mbështetjes për forcat e sigurisë së Irakut, nëpërmjet vijimit të kontributeve në Misionin e NATO-s (NMI).

Arena e Lajmit

Hasani: Shqipëria, e përkushtuar për të vijuar kontributin e saj në luftën kundër ISIS-it

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook