Meriton Mjekiqi së shpejti me një projekt të ri, ja programi që do ta rikthejë në ekran

Meriton Mjekiqi do të vijë në sezonin e ri televiziv me një program në ekranin e Top Channel. Vip Magazine ka mësuar se reperi, ish-banor në edicionin e tretë të Big Brother Vip po përgatitet të sjellë në televizion programin e tij ikonik me intervista, i cili ka zbuluar jo pak talente të reja në fushën e repit.

Meritoni e bën prej vitesh këtë program në kanalin e tij në YouTube, ndërsa me hyrjen në Big Brother Vip një dritare e re është hapur për emisionin që numëron miliona klikime në rrjetet sociale.

Vetë Meritoni foli pak ditë më parë për emisionin me anë të një video në rrjetet sociale, megjithatë nuk zbuloi asnjë detaj lidhur me përgatitjet për nisjen e tij.

Emri i tij u lakua në disa media, duke ngritur shqetësim për shëndetin e reperit pasi u aludua se ishte përfshirë në një aksident të rëndë. Teksa përgenjeshtroi titujt që po qarkullonin, Meritoni tha se gëzon shëndet të plotë dhe po vijon punën për emisionin e tij që do të shfaqet në ekranin më të madh në vend.

Nga ana tjetër, ai dhe Ilnisa kanë njoftuar se paralelisht po punojnë edhe për një prodhim të përbashkët kinematografik për të sjellë një film në tregun shqiptar.

Meriton Mjekiqi së shpejti me një projekt të ri, ja programi që do ta rikthejë në ekran

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook