“U burgos për denoncimet ndaj narkoregjimit”, Meta: Ndalimi i Ervin Salianjit, burgosje politike

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi sot arrestimin e Ervin Salianjit, duke e cilësuar atë si burgosje politike.

Meta akuzoi drejtësinë për shantazhe dhe kërcënime ndaj opozitës, duke e cilësuar regjimin si mafioz dhe armik të lirive dhe të drejtave themelore.

“Burgosja politike më e fundit e deputetit të njohur për denoncimet e shumta ndaj narkorregjimit, Ervin Salianjit, të cilin e përshëndesim këtu me një duartrokitje, ndalimi politik pa prova i liderit historik të Partisë Demokratike, Prof.Dr Sali Berisha, rrëmbimi dhe burgimi politik i Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, I cili u lejua për tu betuar në Parlamentin Europian, por nuk mund të lejohej që të betohej në Këshillin Bashkiak të zgjedhur nga qytetarët e Himarës. shantazhet, kërcënimet dhe hetimet politike të SPAK-ut të kryekriminelit Dumani ndaj drejtuesve të tjerë të opozitës dhe pengmarrja e shumë prej tyre për ti përdorur për të rrembyer vulat e opozitës dhe për të shkatërruar shpirtin e saj qëndrestar, janë dëshmi e qartë se jetojmë në një regjim mafioz, armik të egër të lirive, të drejtave themelore dhe dinjitetit njerëzor”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

“U burgos për denoncimet ndaj narkoregjimit”, Meta: Ndalimi i Ervin Salianjit, burgosje politike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook