18 grupe muzikore performojnë në Leskovik dhe Ersekë në festivalin kombëtar tipologjik të sazeve

18 grupe muzikore performuan për 3 net me radhë në Leskovik dhe Ersekë në festivalin kombëtar tipologjik të sazeve.

Jo vetëm nga juglindja por grupet pjesëmarrëse edhe nga qytete të tjera të vendit përcollën muzikën autentike popullore përmes instrumenteve tradicionale, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë muzikore të Shqipërisë.
I kthyer tashmë në një traditë të rëndësishme, Festivali Kombëtar Tipologjik i Sazeve sipas organizatorëve ju ka dhënë hapësirë edhe të rinjve që këtë vit kanë qënë të shumtë si instrumentistë.

Nata finale ndau tek mjeshtrat e muzikës popullore çmime vlerësuar nga një juri profesioniste. Një nga çmimet e rëndësishme të festivalit u dorëzua nga prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole. Me çmimin Novruz Nure”Kabaja më e Mirë”u vlerësua grupi i sazeve Korçë.

Sazet dhe vallet popullore, trashëgimia jonë jo materiale shpirtërore folklorike mbetet një pasuri kombëtare që ruhet e zhvillohet në trojet shqiptare.

()

Arena e Lajmit

18 grupe muzikore performojnë në Leskovik dhe Ersekë në festivalin kombëtar tipologjik të sazeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook