Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko: Paga mesatare në sektorin privat njohu rritje. Parashikimet tona për të ardhmen mbeten pozitive

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në fjalën e tij për mediat mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare, deklaroi se paga mesatare në sektorin privat në vendin tonë ka njohur rritje.

Sejko theksoi se edhe parashikimet për të ardhmen mbeten pozitive. Ai tha se tregjet financiare janë relativisht të qeta.

Guvernatori i BSH Gent Sejko: Punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 1.9 përqind. Paga mesatare në sektorin privat gjithashtu u rrit.  Politika e kujdesshme monetare e ndjekur ka rezultuar e suksesshme. Inflacioni është mbajtur në norma normale.

Tregjet financiare janë relativisht të qeta. Kushtet e kreditimit janë stimuluese. Kursi i këmbimit është i qëndrueshëm. Parashikimet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë. Ne synojmë të ulim dhe më tej inflacionin.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko: Paga mesatare në sektorin privat njohu rritje. Parashikimet tona për të ardhmen mbeten pozitive

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook