Milan “shfryhet” në Champions, Fonseca: Jemi të trishtuar. Alonso kapet pas pikëve

2 ndeshje 6 pikë, 5 gola të shënuar 0 të pësuar. Bayer Leverkusen është thjesht perfekt në këtë start të Champions League. “Aspirinat” bëjnë me “dhimbje koke” Milan, thyejnë “djallin” 1-0 në një sfidë shumë të bukur me raste për shënim. Ekipi i Fonseca-s zvogëlohet në Champions, 0 pikë në 2 ndeshje janë një “kambanë alarmi” pavarësisht se përballë ka pasur ekipe si Liverpool dhe Leverkusen.

Ekipi i Alonso-s gjeti golin e parë që në minutën e 21 me Boniface, por gjyqtari i takimit, me ndihmën e sistemit VAR, anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje të Frimpong. Leverkusen ishte superior në fraksionin e parë, por portieri Mike Maignan mbajti portën të paprekur.

Me fillimin e fraksionit të dytë, këtë herë askush nuk mund të ndalte Boniface i cili i shumë pranë vijës fatale, në shtyllën e dytë, e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Fonseca hodhi në fushë edhe Alvaro Morta, me spanjollin në majën e sulmit Milan nisi një fazë ofensive në kërkim të golit të barazimit, ishin dhe të pafat si në goditjen e Theo Hernandez e cila u përplas në traversë. Loftus-Cheek dhe Morata iu afruan sërish golit të barazimit, por pa sukses, duke bërë që Milan të dilte sërish “duar bosh” nga xhiron e dytë në Champions League.

Pavarësisht humbjes, Fonseca u shfaq i kënaqur me lojën e zhvilluar: “Kjo është ndeshja më e mirë që kemi bërë që në fillim të sezonit. Në veçanti, në fraksionin e dytë krijuam shumë raste, kjo nuk është e lehtë kundër një ekipi si Leverkusen. Sigurisht, jemi të trishtuar, të zhgënjyer për shkak të rezultatit, por i kënaqur për guximin dhe mënyrën se si e luajtëm këtë ndeshje”, theksoi trajneri i Milan.

I ndryshëm është diskutimi në radhët e Leverkusen, me trajnerin Alonso që i kënaqet pikëve: “Treguam shpirt dhe karakter, këto 3 pikë janë shumë të rëndësishme. Ne Champions League duhet të dish të vuash, të luftosh, jo vetëm të luash mirë”, u shpreh Alonso.

()

Arena e Lajmit

Milan “shfryhet” në Champions, Fonseca: Jemi të trishtuar. Alonso kapet pas pikëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook