Ervin Salianji ka reaguar sërish nga burgu, në lidhje me qëndrimet e maxhorancës me deputetët e opozitës.
Me anë të një letre nga EIVP Fier, Salianji shprehet se shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse. “Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik”, shprehet Salianji.
Reagimi i Ervin Salianjit nga burgu për qëndrimet e mazhorancës me deputetët e opozitës:
Letër nga IEPV FIER
Dorëzuar avokatit ora 13:45 minuta
Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse.
Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësine e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.
Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat.
Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.
Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës.
Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik.
#7 Tetor
(Arena e Lajmit)