Ancelotti thirrje për autokritikë pas disfatës në Champions: Nuk jemi aty ku duhet, duhet të reagojmë

Humbja në Champions League ndaj Lille sigurisht ka lënë shije të hidhur te Real Madrid. “Los Blancos” dëshirojnë që sa më shpejt të hedhin prapakrahëve një moment të tillë, pasi ditën e nesërme do të përballen me Villarreal në kampionat, takim që do të luhet në “Santiago Bernabu” në orën 21:00.

Para kësaj përballjeje ka folur në konferencën për shtyp Carlo Ancelotti. Timonieri i madrilenëve ka theksuar se pas kësaj humbje ekipi duhet të bëjë autokritikë. Ndër të tjera nënvizoi se ende ekipi nuk është aty ku duhet dhe se duhet të punojnë akomë më shumë.

“Pas kësaj humbjeje duhet të reagojmë mirë. Ka momente kur duhet të rilidheni, duhet ta bëni shpejt. Ndonjëherë një rezultat i mirë të bën të besosh se je i pathyeshëm, por një disfatë të rilidh me realitetin. Nuk jemi ende në nivelin e zakonshëm, ne kemi lojtarë që nuk janë në formë të mirë. Na mungon intensiteti mbrojtës dhe lëvizja përpara do të kërkojë zgjidhje.

Mungon zëvendësueai i Kroos? Unë nuk mendoj kështu. Modric ka eksperiencë dhe luan, ashtu si Camavinga, Valverde dhe Bellingham. Tchouameni është thelbësor për ne nga pikëpamja mbrojtëse.

Minutat e pakta për Guler? Ai luan pak sepse ka shumë konkurrencë, nuk është e lehtë, por ai po bëhet më i spikatur se vitin e kaluar”, ka theksuar timonieri i madrilenëve.

Arena e Lajmit

Ancelotti thirrje për autokritikë pas disfatës në Champions: Nuk jemi aty ku duhet, duhet të reagojmë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook