“Karriget nuk u dogjën për qytetarët”/ Nesturi në emisionin “Log.”: Opozita po vepron njësoj prej kohësh, ja çfarë i duhet

Analisti Plator Nesturi, i ftuar në emisionin “Log.” në News 24 komentoi aktualitetin politik.

Nesturi theksoi se karriget në parlament nuk u dogjën për qytetarët. Ai tha se opozita prej kohësh po vepron njësoj, duke shtuar se “kushdo që vepron njësoj, nuk mund të ketë rezultate ndryshe”. Nesturi vlerësoi se PD-së i duhet një strategji e mirfilltë.

Plator Nesturi: Unë nuk jam kundër aksionit politik të opozitës. Çështja në fund është se me çfarë kuotash del në zgjedhje. Opozita po bën të njëjtën gjë që ka bërë prej kohësh. Thjesht duke djegur, vështirë të karikosh elektoratin tënd për zgjedhje.

Karriget nuk u dogjën për qytetarët. Nuk bindet qytetari duke djegur karriget. Opozitës nuk i duhet lëvizja thjesht për të pasur lëvizje, opozitës i duhet strategji. Unë shikoj aksione ‘sot për sot’ dhe për sa kohë aksioni është sot për sot dhe s’ka strategji, nuk shoh forcë motivimi.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Karriget nuk u dogjën për qytetarët”/ Nesturi në emisionin “Log.”: Opozita po vepron njësoj prej kohësh, ja çfarë i duhet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook