Moti i keq në Durrës, Jola Hysaj: Ku janë Emergjencat Civile, çfarë po presin…

Jola Hysaj, Sekretare e Marrëdhënieve Publike në PD, ka kërkuar angazhimin e Emergjencave Civile pasi moti i keq ka përfshirë Durrësin, duke krijuar probleme në shumë nga akset rrugore.

Hysaj, në një postim në rrjet, shprehet se ndërkohë që është njoftuar për reshje të dendura gjatë gjithë ditës, cilat janë masat e ndërmarra nga Kryetarja e Bashkisë?

“Jam shume kurioze të di se ku janë Emergjencat Civile në Durrës?

Apo të presim që Kodra e Currilave të zbresë në det?

Apo të presim që Erzeni të dalë nga shtrati e të përmbyten sërisht shtëpi të tëra?

Apo të presim që të këputen “fijet e filispanjës” të Osshe-s dhe fshatra të tërë të mbesin pa drita?

Apo të presim që kanalizimet e ujërave të zeza të mbulojnë Plazhin, Shkozetin e Durrësin, dhe te notojmë në ujëra të ndenjura?

Është njoftuar për reshje të dendura gjatë gjithë ditës, cilat janë masat e ndërmarra Znj. Kryetare e Bashkisë?”, shprehet Hysaj.

Arena e Lajmit

Moti i keq në Durrës, Jola Hysaj: Ku janë Emergjencat Civile, çfarë po presin…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook