“PD duhet të merret me veten dhe popullin”, Alibali: Ndërkombëtarët do ta mbështesin opozitën nëse…

I ftuar në studion e emisionit “Log”, analisti Neritan Alibali ka theksuar se një nga sfidat kryesore me të cilat përballet Partia Demokratike është qasja e saj ndaj aktorëve ndërkombëtarë. Ai e përshkroi këtë qasje si problematike, duke sugjeruar se PD shpesh e sulmon strukturën ndërkombëtare, në vend që të përpiqet të krijojë aleanca.

“Problemi qëndron se PD merret me ndërkombëtarët duke i sulmuar në çdo aspekt të veprimtarisë së tyre,” deklaroi Alibali. Ai vuri në dukje se partia duket të ketë kënaqësi kur në popull shfaqet pakënaqësi për ndërkombëtarët, çka sipas tij e ndihmon më pak në përmirësimin e situatës.

Ai theksoi se, pavarësisht problemeve që mund të ketë në zgjedhje, PD duhet të fokusohet më shumë në veten dhe në popullin e saj, duke lënë ndërkombëtarët të kryejnë detyrat e tyre. “Ata i kanë letrat për Edi Ramën dhe regjimin e tij. Nëse ndonjëherë një organizatë ndërkombëtare do të kritikojë qeverinë për shkeljen e lirive të njeriut, atëherë mund të shohim ndërkombëtarët duke mbështetur opozitën në zgjedhje,” tha Alibali.

Përfundimisht, ai paralajmëroi se PD nuk po e kupton se mbështetja ndërkombëtare mund të jetë një mjet i fuqishëm për të arritur qëllimet e saj, duke nënvizuar nevojën për një qasje më të menduar dhe bashkëpunuese me aktorët ndërkombëtarë.

Arena e Lajmit

“PD duhet të merret me veten dhe popullin”, Alibali: Ndërkombëtarët do ta mbështesin opozitën nëse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook