Kreu demokrat Sali Berisha i ka drejtuar një mesazh të prerë Policisë së Shtetit lidhur me protestën e 7 tetorit, që do të mbahet në Tiranë, e para kjo pas burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji.
“Mjerë ai që provokon qytetarët dhe zemërimin e tyre”, u shpreh Berisha. Ish-Kryeministri deklaroi se ky është mesazhi i tij për çdo provokator, narkokomisar, narkopolic apo narkozyrtar.
Berisha i ka drejtuar një thirrje çdo demokrati dhe opozitari të vërtetë, por edhe çdo qytetari shqiptar, që beson te vota e lirë, që beson se vullneti i tij duhet të respektohet, që beson te Kushtetuta dhe shteti ligjor, që ti bashkohet protestës së opozitës.