Takim në PD për protestën e 7 tetorit/ Kryetarët e degëve: Në tubim mos të ketë fjalime. Çfarë kërkoi Flamur Noka

Prej 2 orësh në selinë e PD(pasdite), u zhvillua një takim sa i takon protestës së të hënës (7 tetor). Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Drejtuesit Politik dhe Kryetarët e Degëve të PD.

Burime për gazetarin Osman Stafa, bëjnë me dije se në mbledhje është diskutuar për strategjinë e protestës së të hënës, format e organizimit të saj, si dhe angazhimi i degëve të partisë për pjesëmarrje masive në datën 7 Tetor. Kryetarët e degëve kanë raportuar se strukturat e partisë kanë kërkuar që në protestë të mos ketë fjalime, por ajo të jetë e organizuar si fillesa e mosbindjes civile.

Sekretari i Përgjithshëm i PD  Flamur Noka ka sqaruar se e hëna është dita e protestës për gjithçka Edi Rama i ka bërë Shqipërisë në 12 vjet. “Asgjesimi i zgjedhjeve të lira, burgosja politike e liderit të opozitës Sali Berisha, kërkesa për Qeveri Teknike, varfëria dhe papunësia, janë motive të mjaftueshme që qytetarët të derdhen lum atë ditë në protestë”- mësohet të jetë shprehur Flamur Noka.

Të hënën 7 Tetor 2024, ora 18:00 PD ka thirrur një protestë kombëtare dhe që fillon nga Kryeministria dhe shtrihet në të gjithë Tiranën.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Takim në PD për protestën e 7 tetorit/ Kryetarët e degëve: Në tubim mos të ketë fjalime. Çfarë kërkoi Flamur Noka

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook