“Të hënën të gjithë marshim në Tiranë”, Berisha: Kundër narkoshtetit që ka shndërruar Shqipërinë në protektorat të mafies

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë për të dalë në protestë të hënën.

Berisha tha se kjo protestë është protestë që buron nga idealet dhe ndërgjegjja e çdo qytetari shqiptar, por edhe e çdo patrioti që e do kombin shqiptar dhe që e do Shqipërinë.

“Thirrje për çdo demokrat dhe demokrate për çdo opozitar të vërtetë, për çdo qytetar shqiptar që beson te vota e lirë, që beson se vullneti i tij duhet të respektohet, që beson te Kushtetuta dhe shteti ligjor, që beson se Edi Rama në të gjithë qenien e tij është një armik i egër i votës së lirë, është një armik i egër i shtetit ligjor dhe demokracisë sa ai ka instaluar në Shqipëri autokracinë elektorale në të cilën me industrinë e blerjes së votës, me shtetin e tij elektoral, me makinerinë e frikësimit të zgjedhësve kontrollon njësoj si në diktaturat ideologjike vullnetin e qyt shqiptarë. Thirrja ime është ditën e hënë në orën 18:00 të gjithë marshim në Tiranë për të drejtat tona më themelore, për një qeveri teknike dhe zgjedhje të drejta kundër dhunës ndaj opozitës dhe arrestimeve politike, kundër vjedhjeve të pashembullta në historinë e këtij vendi nga personalisht Edi Rama dhe klani i tij kriminal. Kundër narkoshtetit që ka shndërruar Shqipërinë në proktetoriat të mafies. Kjo protestë është protestë që buron nga idealet dh ndërgjegjja e çdo qytetari shqiptar, por edhe e çdo patrioti që e do kombin shqiptar dhe që e do Shqipërinë”, deklaroi Berisha.

Arena e Lajmit

“Të hënën të gjithë marshim në Tiranë”, Berisha: Kundër narkoshtetit që ka shndërruar Shqipërinë në protektorat të mafies

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook