U gjet i pajetë në aksin Korçë-Pogradec, 40-vjeçari u përplas nga një makinë, drejtuesi u largua nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec ku një person, i cili është gjetur i pajetë besohet se është aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Raportohet se viktimë ka mbetur 40-vjeçari i identifikuar si F.P., ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sakaq, shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.

Arena e Lajmit

U gjet i pajetë në aksin Korçë-Pogradec, 40-vjeçari u përplas nga një makinë, drejtuesi u largua nga vendngjarja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook