U ritakuan pas 12 vitesh! Jonila Godole kurorëzon romancën e dashurisë me diplomatin Christian Steiner

Ish-gazetarja Jonila Godole, së fundmi i ka dhënë fund beqarisë së saj duke kurorëzuar romancën e dashurisë me diplomatin Christian Steiner.

Vetë Godole ka publikuar pamje nga dasma madhështore në ambjentet e bukura të Butrinit. Ajo shfaqet krah për krah partnerit teksa janë duke ecur drejt altarit.

Gazetarja rrëfen nëpërjet postimeve se për herë të parë e ka takuar bashkëshortin e saj në janarin e vitit të mbrapshtë 1997.

Janë dashur më shumë se 12 vjet, që Christian dhe Jonila të ritakoheshin, dhe kjo ka ndodhur në tetorin e vitit 2019. Ndërkohë që në fund vjen dhe dasma, në 28 shtator 2024.

Ish-gazetarja i ka thënë “po”, propozimit të diplomatit dhe së bashku janë drejtuar në altar për të vënë kurorë.

Pedagogia, shkrimtarja dhe përkthyesja Dr. Jonila Godole u dekorua në 2019 nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen. Ceremonia e dekorimit u zhvillua në rezidencën e ambasadorit austriak në Tiranë Christian Steiner që sot mori titullin bashkëshort i Godoles.

Kujtojmë që Steiner, nuk është më ambasador austriak në Shqipëri , por ka marrë të njëjtën detyrë në Malin e Zi.

U ritakuan pas 12 vitesh! Jonila Godole kurorëzon romancën e dashurisë me diplomatin Christian Steiner

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook