Protesta e 7 tetorit/ ”Tigri 1 dhe 2 kanë ‘ngrënë’ 64 mln dollarë”, Këlliçi për kërkesën për qeveri teknike: Burgosen deputetët e gradohen trafikantët! Me firmën e Ballukut…

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, i ftuar në News24 ka deklaruar se protesta e nesërme do të jetë atipike, ku nuk do të ketë folës. Madje ai tha se nuk dihet ende se kur kjo protestë duhet të përfundojë.

Këlliçi shtoi se vijohet me kërkesën për qeveri teknike, pasi drejtësia është e kapur, duke e bërë kështu kusht për zgjedhje të lira sipas tij është pikërisht qeveria teknike.

“Opozita goditet gjithmonë. Kemi një drejtësi të kapur. Organe të reja të drejtësisë që prodhojnë padrejtësi.

Tigri 1 dhe 2 kanë marrë deri tani 64 mln dollarë në Vlorë me firmën e Ballukut, futet në burg deputeti i PD dhe trafikantët bëhen ministra, drejtojnë komisionin e Reformës në Drejtësi. Ndaj duhet një qeveri teknike”, tha ai.

Arena e Lajmit

Protesta e 7 tetorit/ ”Tigri 1 dhe 2 kanë ‘ngrënë’ 64 mln dollarë”, Këlliçi për kërkesën për qeveri teknike: Burgosen deputetët e gradohen trafikantët! Me firmën e Ballukut…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook