Dosja “Partizani”/ Avokatët e Berishës dhe Malltezit dorëzojnë kundërshtitë në SPAK: Pasuritë janë vënë me burime të ligjshme

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dorëzuan të shtunën prapësimet në Prokurorinë e Posaçme, sa i përket materialit hetimor 500 faqe për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit ka bërë 250 faqe prapësime, ku pretendohet se nuk ka vepër penale. Sa i përket pasurive, avokatët pretendojnë se janë të gjitha me burime të ligjshme.

Prapësime ka bërë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ku në një material prej 15 faqesh, mbrojtja ligjore e tij ka kundërshtuar disa pika në lidhje me këtë hetim.

Financierja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja po ashtu brenda afatit 10 ditor nga njoftimi i akuzës bënë kundërshtimet e tyre.

Materialet i janë dorëzuar me postë strukturës së posaçme, ndërkohë që SPAK pritet të kalojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe kjo gjykatë do të ketë 10 ditë kohë për të caktuar gjyqtarin përmes shortit si dhe seancën paraprake.

Hetimet për dosjen “Partizani” u mbyllën në datë 25 shtator, ku SPAK thirri personat e pandehur për t’i komunikuar akuzat secilit.

()

Arena e Lajmit

Dosja “Partizani”/ Avokatët e Berishës dhe Malltezit dorëzojnë kundërshtitë në SPAK: Pasuritë janë vënë me burime të ligjshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook