FOTO/ Nga Daku tek Asani, “bomberat” kuqezi vijnë me gola në Kombëtare, shkëlqejnë edhe Kumbulla, Muçi e Ismajli

Nga Broja te Rey Manaj dhe së fundmi Gjimshiti. Sylivho duhet të bëjë llogaritë me 3 mungesa “big” në këtë grumbullim të radhës, por pjesa tjetër e legjionarëve është gati dhe në kushte perfekte, madje disa prej tyre vijnë me gola dhe në formë të shkëlqyer.

Në mungesë të Brojës dhe Rey Manaj, alternativa e parë në qendër të sulmit kthehet Mirlind Daku. “Bomberi” kuqezi vjen në kushte perfekte në këtë grumbullim, madje në sfidën e fundit në kampionat realizoi një gol shumë të bukur me kokë. Në 11 javë, Daku ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 2 assiste për Rubin Kazan.

Sylvinho la të kuptohet se mund të luajë edhe me 9-ç fals, pasi ka në dispozicion lojtarë që mund të bëjnë shumë mirë këtë rol. Edhe pjesa tjetër e fazës ofensive po bën shumë mirë në këtë pikë të sezonit.

Pas spektaklit në Champions League aziatike, Jasir Asani gjeti rrugën e rrjetës edhe në kampionat. Mëngjarashi kuqezi është kthyer në nivele shumë të larta, protagonist absolut me ekipin e tij Gwangju.

Rikthehet në Kombëtare edhe Ernest Muçi, këtë herë me minuta në këmbë pasi talenti kuqezi është rikthyer të luajë, madje titullar për Beshiktash. Muçi u përzgjodh nga “SofaScore” në formacionin më të mirë të javës në Turqi.

Muci Ajeti
Muci Ajeti

Seferi nuk gjeti rrugën e rrjetës këtë javë pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni plotësojnë repartin ofensivë, me dy lojtarët që po kalojnë një moment shumë të mirë. Mungon Gjimshiti, por e gjithë pjesa tjetër e prapavijës, qendra e mbrojtjes, po kalon një moment të shkëlqyer.

Marash Kumbulla është kthyer lider tek Espanyol, madje qendërmbrojtësi realizoi golin e tij të parë në La Liga kundër Mallorca-s.

Kumbulla
Kumbulla

Kumbulla u përzgjidh në formacionin e javës në La Liga krah lojtarëve si Vinicious jr apo Lewandowski. I shkëlqyer ishte edhe këtë javë Ardian Ismajli, me legjionarin kuqezi që pa frikë është mbrojtësi i momentit në Serie A.

Kumbulla-Ismajli pritet të formojnë dyshen e mbrojtjes, por pa harruar edhe Arlind Ajetin i cili u përzgjodh në formacionin e javës në Turqi.

()

Arena e Lajmit

FOTO/ Nga Daku tek Asani, “bomberat” kuqezi vijnë me gola në Kombëtare, shkëlqejnë edhe Kumbulla, Muçi e Ismajli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook