Superkupa në basketboll, sot finalja e meshkujve ndërmjet Besëlidhjes dhe Tiranës

Pas testit me Kupën e FSHB-së, basketbolli shqiptar do të fillojë sot seriozisht edicionin 2024-2025 me trofeun e Superkupës për meshkuj. Besëlidhja dhe Tirana do të matin forcat në finale, takim që do të zhvillohet në orën 19:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Lezhjanët vijnë në finale me statusin e kampionëve, ndërsa bardheblutë si fitues të Kupës së Shqipërisë. Besëlidhja dhe Tirana u përballën edhe disa ditë më parë në finalen e Kupës së FSHB-së, takim me rivalitet, ku në fund ishin kryeqytetasit që triumfuan pas kohës shtesë. Tirana është mbajtëse në fuqi dhe rekordmene e Superkupës me 9 triumfe në këtë kompeticion, ndërsa Besëlidhja kërkon suksesin e parë.

Për sa i përket Superkupës për femra, finalja do të zhvillohet nesër në orën 18:00 në Fier, sfidë ku do të përballen Tirana si fituese e titullit dhe Flamurtari që triumfoi në Kupë. Në edicionin e fundit të Superkupës triumfonte Partizani, ndërsa Flamurtari mban rekordin me 14 suksese në këtë kompeticion.

Arena e Lajmit

Superkupa në basketboll, sot finalja e meshkujve ndërmjet Besëlidhjes dhe Tiranës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook