Ish tekniku italian Galeone plas “bombën”: Nëse Ibra e kontakton, Max Allegri do të pranojë të drejtojë Milanin

Giovanni Galeone, ish tekniku i njohur italian rikthehet të flasë për mundësinë e shkarkimit të Fonsecës nga stoli i Milanit dhe ka një emër shumë interesant për pasuesin e tij tek “Djalli”. Bëhet fjalë për Max Allegrin, ish teknikun e kuqezinjve dhe Juventusit, i cili sipas Galeone-s do të ishte i gatshëm të pranonte një rikthim të tij në Milano.

“Max ka fituar që në momentin e ardhjes së tij në krye të stolit kuqezi. Një rikthim i tij tek Milan, do të ishte perfekt, për vetë kualitetin që kjo skuadër aktualisht ka. Me këto lojtarë, Allegri do të ishte në gjendje ta bënte një skuadër kompakte sidomos në mbrojtje, ku Milan po pëson shumë. Nëse Ibrahimoviç do ta kontaktojë, jam i sigurtë se ai do të pranojë”, theksoi Galeone.

Arena e Lajmit

Ish tekniku italian Galeone plas “bombën”: Nëse Ibra e kontakton, Max Allegri do të pranojë të drejtojë Milanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook