Mposhti kancerit e gjirit, rrëfimi prekës i nënës së dy fëmijëve: Kur më ranë flokët mendova fundin

TIRANE

Kanceri i gjirit është i dyti më i përhapur në botë nga tumoret dhe prek një numër të madh njerëzish. Edhe në Shqipëri jo pak gra vuajnë nga kjo sëmundje që nëse nuk kapet në kohë është shumë e rrezikshme. Një prej tyre është Raimonda, e cila një vit më parë, në kuadër të muajit rozë, vendosi të bëjë një kontroll të thjeshtë nga i cili jeta e saj do të ndryshonte.

“Vendosa me një shoqe të bëjmë një vizitë. Shkova, 6 seanca kimioterapi, ndërhyrje, 20 seanca rreze, kisha vështirësi. Pas kimios së dytë filloi ndryshimi më ranë flokët, aty mendova se kaq ka qenë e shkruar, mendova fundin”- rrëfen nënë e dy fëmijëve.

Një grua në marrëdhënie pune, e fortë dhe energjike, e kishte të vështirë të fliste me fëmijët e saj për peripecinë që po kalonte.

“Një ditë para kimios u detyrova t’i thoja fëmijëve. Kishte vetëm lot në sytë e tyre, paruken ka pas njerëz që e kane kuptuar të tjerë se kanë kuptuar fare.”- tha Raimonda.

Edhe pse tashmë është e shëruar dhe e ka mposhtur këtë të keqe të madhe, Monda është në pritje të daljes së plotë të flokëve ndërsa nuk dëshiron të identifikohet pasi nuk do të trajtohet me keqardhje.

Depistimi i tumorit të gjirit është i domosdoshëm, e nëse zbulohet në fazë të hershme trajtimi është më I lehtë. Megjithatë, ka shumë faktorë që ndikojnë në formimin e tij por rreth 70% e rasteve të Kancerit të Gjirit ndodh tek gra, të cilat nuk kanë faktorë që rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri siç janë historiku familjar, pirja e duhanit, mosha etj. Tetori është muaji kur zhvillohet fushata për depistim të shpejtë dhe pa pagesë të kancerit të gjirit në thuajse në gjithë botën.

Arena e Lajmit

Mposhti kancerit e gjirit, rrëfimi prekës i nënës së dy fëmijëve: Kur më ranë flokët mendova fundin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook