Debati për Qeverinë teknike/ Hodaj-Zhulalit: Po acaroni klimën për të marrë benefite nga…

Julian Hodaj dhe Ilda Zhulali debatuan në rubrikën Opinion në News24 edhe për qeverinë teknike. Dy këshilltarët, Hodaj i PS-së dhe Zhulali e PD-së, kanë ndarë qëndrime të kundërta edhe për këtë çështjes, ashtu si edhe për çështjet e tjera që u shtruan për diskutim nga moderatorja Ola Bruko.

Këshilltari socialist në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Julian Hodaj, paraqiti 3 opsione sepse opozita kërkon qeveri teknike. Ndërkohë që Zhulali tha se arsyeja që kërkohet kjo qeveri është për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Debati

Hodaj: E dini ju pse kërkojnë këto qeveri teknike? Unë mendoj se zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë probleme. Po mundohen që të krijojnë një klimë acarimi për të marrë ndonjë benefit nga qeveria. po mundohen të krijohen një klimë acarimi që të mos marrin pjesë në zgjedhje. dhe e treta që të justifikojnë humbjen që i pret

Zhulali: Lexoni raportin e ODIHR, dhe ti thua që zgjedhjet nuk kanë probleme. Po përdorni administratën në zgjedhje, ka blerje votash, lexoni raportin.

Hodaj: Çfarë po i thua qytetarëve të Tiranës që pasi janë të lidhur me krimin dhe drogën edhe shesin votën? Këtë po u thua shqiptarëve?

Arena e Lajmit

Debati për Qeverinë teknike/ Hodaj-Zhulalit: Po acaroni klimën për të marrë benefite nga…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook